KLSH: 5 humbje, 4 fitore, 388.5 mln euro dëm
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.
Thënë ndryshe, rruga për të shkuar te dëmi i vërtetë monetar, pagesa e tij apo informacioni që lidhet drejtpërdrejt me qytetarin, është gati e pamundur. Faturat me vlerë 500 apo 600 mln euro janë vetëm ekzagjerime që dalin nga shumatorja e parave që kompanitë e huaja pretendojnë t’i marrin qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, edhe deklarimet se Shqipëria nuk i detyrohet asnjë lekë Bechetit dhe të tjerëve si ai, janë po aq të ekzagjeruara.
Por, në mesin e deklaratave dhe përpjekjeve për manipulmin e masave, shfaqet një faturë e majme në fundin e rreshtave të një raporti që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë tek Avokati i Shtetit.
“Janë dhënë vendime për 9 çështje. Për 5 prej tyre vendimi ka rezultuar në disfavor të shtetit shqiptar me një detyrim financiar 388.5 milionë euro”- thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë i Shtetit.
“Në ditët e sotme publiku ka nevojë të informohet dhe njëkohësisht qeveria duhet të japë llogari në parlament dhe mendoj se këtu e kemi humbur davanë, sepse na mungon organi kontrollues i qeverisë që është parlamenti dhe ky është defekti më i madh i gjithë ndërtimit institucional të shtetit shqiptar dhe në këto kushte edhe vetë pajtimi i kompanive të konsulencës për të mbështetur arbitrazhet e shtetit, në vend që të fuqizohet, lë të dyshosh për favore që u bëhen individëve apo kompanive të huaja, dhe indirekt përdoren si kompensim për lobistë për konsulentë e të tjera si këto”-u shpreh Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv i qendrës për kërkime ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 13:53 Mbi 22 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, kryesojnë filipinasit dhe indianët
- 13:38 Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende