KLSH: Dëmi ekonomik, 616 milionë euro

17 Prill 2022 | 21:31

Institucionet shtetërore kanë shkaktuar 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ndan shumën e humbur në dy zëra. Së pari, janë të ardhurat e munguara në Buxhet për keqadminsitrim të institucionit, 458 milionë euro. Pjesa tjetër, është dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik, 158 milionë euro.

Për të zbuluar këto shkelje, KLSH ka kontrolluar 205 institucione publike.

Abuzimet më të mëdha janë parë në evazionin tatimor, në fushën e investimeve dhe të ardhurat doganore. Dëm ekonomik, zyrtarët kanë shkaktuar edhe në ndarjen e pagave të administratës, në tendera dhe administrimin e pronës shtetërore.

Për veprimet e paligjshme, KLSH ka bërë 14 kallëzime penale, në dosjet e të cilave padit 62 zyrtarë.

Një situatë e ngjashme e keqmenaxhimit të fondeve publike u vu re edhe në vitin 2020, ku dëmi ekomomik ishte 712 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026