“Koha për rotacion në RMV”, Sejdiu: Eksponentë të BDI në listën e zezë të SHBA
Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, partitë politike shqiptare janë bashkuar në dy blloqe, njëri i udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja me disa parti të tjera, dhe blloku opozitar nën siglën e koalicionit VLEN.
BDI-ja për herë të parë ka vendosur të garojë me një koalicion më të gjerë multietnik, i cili përfshin pakicat si turqit dhe romët. VLEN, nga ana tjetër, me mbështetjen edhe të Vetëvendosjes, synon të rrezikojë pushtetin 20-vjeçar të BDI-së.
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu tha në një intervistë për Euronews Albania se është koha për rotacion politik në Maqedoni të Veriut. Sipas tij, eksponentë të BDI janë në listën e zezë të SHBA.
“Komisioni Evropian po na nxjerr me notë negative dhe më keq se ishim, na ka dhënë mesazhin se me këta shqiptarë në pushtet që 20 vjet na jep një mesazhin që duhet t’i ndryshoni këta. SHBA ka futur në listën e zezë eksponentë që janë në funksione publike të BDI dhe ne duam që këtë mesazh ta marrim shumë seriozisht dhe t’ju tregojmë të gjithëve se me këta aktorë nuk do ketë union evropian dhe reformat që kemi pritur”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Maqedonci: Armatosja e Serbisë kërcënon rajonin, FSK gati për mbrojtje
- Kandidatët për president të RMV zotohen për zgjedhje të drejta
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve