“Kolla, shenja e parë e astmës” – Mjekja tregon si dallon nga “kolla e mirë”
7 maj i është Dita Botërore e Astmës. Astma është sëmundje afatgjatë e mushkërive, që ngushton rrugët e ajrit. Kjo sëmundje fillimisht shfaqet në fëmijëri, por mund të prekë dhe grupmoshat tjera.
Rrugët e ajrit të njerëzve që kanë astmë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj gjërave që janë alergjikë, dhe janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj substancave që mund të përthithen përmes ajrit.
Mjekja alergologe Alketa Ibranji tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shenja e parë e shfaqjes së sëmundjes së astmës është kolla.
“Nuk lindim me astmë, por atë e zhvillojmë gjatë rrugës, ka astma alergjike dhje jo alergjike që janë sfidë për mjekësinë aktuale, në organizmin tonë janë me miliona proteina që njëra të shfazohet jep një tipologji të caktuar të astmës që ndodh ngushtimi i bronkeve përmes inflamacionit, mukusit dhe këto bëjnë një ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Shenja e parë është një kollë, nuk fillon direkt me fishkëllimat që janë karakteristika dhe vështirësi në nxjerrjen e ajrit dhe kjo jep ndjesinë që nuk e çon dot oksigjeni deri në fund është një ndjesi shumë e vështirë. Kolla e mirë zgjat 4-6 javë, por paraprihet nga një temperaturë dhe targeton laringun, çka bën që pacienti të mbetet edhe pa frymë nga konstatimet e laringut, astma ka ndjesinë e fishkëllimave në kraharor dhe kemi historikun e pacientit, pasi roli gjenetik është shumë i rëndësishëm por edhe faktorët ambientalë”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump