Komandanti i KFOR-it takim me Kurtin, zbardhen çështjet e diskutuara
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është platforma e vetme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë, tha komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Në një proces të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Kosova dhe Serbia janë në dialog prej vitit 2011.
Barduani tha se dialogu i Brukselit është gjithashtu platforma e vetme për arritjen e zgjidhjeve “që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, bëri të ditur KFOR-i përmes një komunikate.
Sipas tij, kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, si dhe për stabilitet rajonal.
“Gjeneralmajor Barduani vuri në dukje gjithashtu angazhimin e tij të palëkundur për të nxitur unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, në mënyrë që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet mundësia për veprime që mund të çojnë në tensione”, u bë e ditur në njoftim.
Enrico Barduani mori detyrën e komandantit të KFOR-it në Kosovë këtë muaj.
Për takimin në mes të Kurtit dhe komandantit të KFOR-it, ka njoftuar edhe kryeministria.
“Biseduan rreth rëndësisë së komunikimit të rregullt dhe bashkërendimit në shërbim të sigurisë dhe paqes në vend, dhe bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës”, tha Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate./KosovaPress
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm
- 20:20 Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036