“Kombëtarja bashkon shqiptarët” – Tahiri: Jemi më pozitivë sot! Bravo çunave!

17 Nëntor 2023 | 21:55

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Europianit 2024 në Gjermani.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 në ndeshjen e Moldavinë duke grumbulluar 14 pikë dhe janë në krye të grupit E.

Ermal Tahiri, ish-futbollisti i Kombëtares dhe analist sportiv tha në emisionin Review në Euronews Albania se loja e futbollistëve të kombëtares në ndeshjen me Moldavinë ishte për t’u lavdëruar.

Sipas tij, Kombëtarja ka arritur t’i bashkojë shqiptarët dhe t’i bëjë më pozitivë.

“Trajneri është arkitekti i të gjitha fitoreve, ekipi është i bashkuar, ka frymë shumë të mirë dhe mund të ecë edhe më shumë në kalimin e grupeve. Është një arritje shumë e madhe të shkosh në Evropianin e 2024, e dimë shumë mirë si shkuam në 2016, ky është një Evropian me lojë dhe fitore. Dhe kjo na bashkon, të heq gjithë problemet që ka vendi dhe sot jemi më pozitivë falë kësaj Kombëtareje, ndaj bravo ju qoftë çunave për ndeshjen dhe trajnerit”, tha Tahiri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026