Kombëtarja para Serbisë, Laçi dhe Shehu: Duam fitoren për ëndrrën e Botërorit
Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë shtypi nga stadiumi “Air Albania”.
Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.
Julian Shehu tha se, pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë lojtarët janë profesionistë dhe dëshira e skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
“Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është normal. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme, por do të shkojmë aty për të marrë maksimumin,” – tha Shehu.
Ai shtoi se ekipi është i fokusuar dhe objektivi është fitorja, pavarësisht fushës apo stadiumit ku do të luhet takimi.
“Kjo nuk është çështje që na takon ne. Ne duhet të jemi të përqendruar te objektivi ynë: të marrim tre pikët,” – vijoi mesfushori.
I pyetur nëse kjo ndeshje është një finale drejt Botërorit, Shehu tha:
“Besoj se kjo ndeshje vendos vazhdimësinë e objektivit tonë. Është vendimtare për ëndrrën tonë, ndaj jemi shumë të përqendruar për të dhënë maksimumin.”
Në lidhje me konkurrencën me Ylber Ramadanin për një vend në mesfushë, Shehu deklaroi:
“Në Kombëtare jemi për të bërë më të mirën, pavarësisht kush luan titullar. Këto janë vendime të trajnerit. Me Ramadanin kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe mbështesim njëri-tjetrin.”
Ndërsa Qazim Laçi tha se skuadra është e motivuar dhe gati për të dhënë gjithçka ndaj Serbisë.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne jemi profesionistë dhe të mësuar me presionin. Objektivi ynë është fitorja, për të mbajtur gjallë ëndrrën për Botërorin,” – tha Laçi.
Ai shtoi se ka dhënë gjithmonë maksimumin me Kombëtaren dhe do të vazhdojë ta bëjë, ndërsa shpreson për një fitore në Serbi.
“Kur je me Kombëtaren duhet të japësh më shumë. Përfaqëson vendin tënd. Shpresoj për një fitore në Serbi.”
Laçi theksoi se detajet do të bëjnë diferencën në këtë përballje.
“Do të ketë shumë emocione, por duhet të jemi të qetë dhe të përqendruar. Presim një ndeshje të fortë dhe vendimtare. E kemi në dorën tonë.”
Në fund, ai shtoi se edhe pse do të luhet në një stadium me kapacitet të reduktuar dhe Serbia nuk është në formën më të mirë, kjo nuk ndryshon qasjen e ekipit.
“Statistikat janë për ju. Ne do të përgatitemi për të marrë 3 pikët. Është ndeshje shumë e rëndësishme për ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror,” – përfundoi Laçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi