Komisioneri Varhelyi nis vizitën e tij në Shkup
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi nisi mëngjesin e së mërkurës vizitën e tij në Shkup.
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se “i paraqiti kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut raportin vjetor dhe planin ekonomik dhe të investimeve”.
“Ne duhet të përqendrohemi në mënyrë që plani të implementohet dhe të ketë ndryshime të tërësishme në vend që gjatë viteve të ardhshme,” – shkroi Varhelyi në Twitter.
Starting my visit to #WesternBalkans in Skopje. I presented Economic&Investment Plan and annual report on #NorthMacedonia to @Zoran_Zaev @VladaMK: We need to concentrate on getting the Plan implemented so we change the landscape of the country already in the coming years. pic.twitter.com/ijl6JABkNQ
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 7, 2020
Vizita e zyrtarit të lartë është në vazhdën e takimeve që ai pritet të zhvillojë këtë javë në Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantojë raportin vjetor dhe planin e BE-së për rajonin. Pas vizitës në Shkup, Varhelyi pritet të udhëtojë drejt Tiranës ku do të ketë takime me krerët e politikës në vend, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha si dhe trupën e vettingut në kuadër të reformës në drejtësi.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona