Komisioni i Ligjeve miraton raportin, kandidatura e Begajt shkon në Kuvend

4 Qershor 2022 | 16:37

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për kandidaturën e Bajram Begaj për postin e Presidentit të Republikës.

Ky raport do t’i përcillet seancës plenare në Kuvend për votim, e cila do të mbahet këtë të shtunë në orën 18:00.

Raporti u miratua vetëm me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste. Deputetët e opozitës, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së, votuan kundër.

Sipas deputetes së PS-së, Klotida Busha nuk ka asnjë pengesë për kandidimin e Begajt, pasi ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajt duke i hapur rrugë votimit të tij në postin e Kreut të ri të Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026