Komisioni i Rithemelimit mban sot Kuvendin, pikat kryesore që do shqyrtohen
Këtë të shtunë mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha raporton se vendimi i parë i cili pritet të shqyrtohet dhe më pas të miratohet nga anëtarët e Kuvendit, do të jetë ai sa i takon ndryshimeve në statutin e miratuar në 11 dhjetor.
Ndryshimi ka të bëjë me përfshirjen si anëtar të Këshillit Kombëtar të deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetarëve të rinj të degëve ex-oficio.
Përveç 150 anëtarëve të cilët do të votohen, 52 deputetë dhe 72 kryetarët e degëve do të përfshihen ex-oficio.
Gjithashtu, pozicion ex-oficio në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike sipas këtyre ndryshimeve marrin edhe ish-drejtuesit e lartë në institucionet shtetërore të cilët kanë qenë figura të rëndësishme në PD.
Pika tjetër e rëndësishme në Kuvendin e sotëm do të jetë votimi për datën e zgjedhjeve të kryetarit të ri. 21 ose 22 maj është data e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe do do të jenë 1800 delegatët eKuvendit Kombëtar të cilët do të vendosin.
Punimet e këtij Kuvendi do të nisin prej orës 10 të mëngjesit, ndërsa votimi do të nisë në orën 14:00.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri