Komisioni i Rithemelimit mban sot zgjedhje në 5 degë të PD
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se këtë të dielë po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 5 degë të PD.
Zgjedhjet po zhvillohen në degët Krujë, Belsh, Maliq, në degën 14 në Tiranë dhe në Vorë.
Komisioni ka ftuar të gjithë anëtarët e PD të degëve ku do të mbahen zgjedhje që të bëhen pjesë e procesit të votimit.
Bashkë me këto 5 degë që zgjedhin kryetarin sot, shkon në 59 numri i degëve të Partisë Demokratike që kanë mbyllur procesin e riorganizimit para Kuvendit të 30 prillit.

Procesi vijon të kundërshtohet nga pjesa tjetër në Partinë Demokratike që ka kërkuar shtyrjen e tij dhe përfshirjen e të gjithë demokratëve.
Ndërsa, më 22 prill Gjykata e Tiranës pranoi ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues.
Gjyqtarja Blerina Muça e ka rikthyer çështjen për rigjykim dhe tashmë çështja shkon për shqyrtim në Gjykatën e Apelit.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri njohu Statutin e PD të miratuar në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)