Komisioni i Sterilizimit: Bllokohet informacioni nga institucionet

2 Prill 2024 | 14:12

Deputetët e maxhorancës dhe Rithemelimit u përplasën në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, në një mbledhje që zgjati më shumë se 2 orë. Opozita akuzoi se PS po zvarrit qëllimisht punën, ndërsa deputetët e majtë refuzuan të miratojnë listën e kërkesave për informacion që do t’i dërgohen insitucioneve.

Komisioni Hetimor për Sterilizmin dhe Check-upin u shoqërua me debate të shumta, ku për më shumë se dy orë, deputetët e majtë dhe të djathtë hodhën akuza, të cilat thuajse nxorën nga konteksti arsyen e mbledhjes. Debatin e parë e nxiti nje deklaratë për konfliktin e interesit, që deputetët e Rithemelimit insistuan të firmoset nga kolegët e mazhorancës, e këta të fundit e refuzuan.

Debatet proceduriale vazhduan më tej me kërkesa për hetim dhe prova, derisa në fund u miratua një komision me 4 ekspertë që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për 2  Koncesionet në Shëndetësi.

Vetëm me votat e opozitës, Vokshi nuk ia doli të miratonte listën e gjatë me kërkesat për informacion drejtuar 12 institucioneve. Në këtë kushte mbylli mbledhjen, për ta vazhduar sërish të mërkurën pas mesdite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026