Koncert bamirësie në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe
Belkisa dhe Esteri janë 2 vajza me sindromën Down. Së bashku me shumë fëmijë të tjerë me aftësi ndryshe ato perfrmuan si balerina në një shfaqe organizuar enkas për Krishtlindje.
Esteri në klasë të parë, ka 1 vit që merret me kërcim. Ndërsa Belkisa me muzikën ka lidhje më të hershme.
Gjatë aktivitetit u ekspozuan punime të fëmijëve me aftësi ndryshe, përfshirë dhe libra të botuar prej tyre.
Paratë shkojnë për terapitë që sipas Eglantina Bajramit, kryetare Klubit Kombëtar të prindërve me Fëmijë të Spektrit Autik, kushtojnë shumë.
“Në një muaj, me një orë terapi shkon 35 mijë lekë. nëse e bëjmë 3-6 orë shkon deri ne 100 mijë e më lart.”-thekson ajo
Sipas statistikave të OBSH në bazë të numrit të popullsisë në Shqipëri llogariten të jenë rreth 10 mijë fëmijë të spektrit autik.
Në Tiranë janë të deklaruar rreth 2300, ndërsa në shkolla në të gjithë Shqipërinë janë të regjistruara 1771. Por numri i të padeklaruarve është shumë më i lartë.
“Nëse ndërhyrja fillon në fëmijërinë e hershme, të jenë të sigurtë të gjithë se ata integrohen, nga 50% -90%”- thotë Bajrami, kryetare Klubit Kombëtar të prindërve me Fëmijë të Spektrit Autik.
Me aftësi ndryshe apo jo, dashuria që këta fëmijë falin është e madhe.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara