Konferenca mbi Shkencat e Jetës, Rama: Fushë jetike, 20% më shumë studentë

3 Nëntor 2025 | 11:31

Kryeministri, Edi Rama këtë të hënë ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë që po mbahet në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se studimet në shkencat bujqësore janë një mundësi e mirë profesionale si dhe një nevojë për t’i shërbyer më shumë vendit.

“Konferenca është e veçantë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi të UB-së. Dua vetëm të kthehem një çast në një moment retrospektiv, kur mora një sens urgjence dhe paniku nga ulja e numrit të studentëve. Do të dëmtohej totalisht sektori bujqësor për nga burimet njerëzore.

Të synojmë t’i japim universitetit markën e ekselencës dhe të frymëzojmë vajza dhe djem me këtë perspektivë përmes një mundësie te re që jep forcën e dijes për të qenë të nevojshëm për vendin dhe kudo tjetër.

Është vetëm fillimi dhe ka rezultuar me 20% më shumë studentë, por jo me mesatare të ulur, por me studentë që kanë trokitur në derën e universitet për të parë të ardhmen në këtë fushë, që pavarësisht zhvillimeve teknologjike dhe profesioneve të lakmuara, do jetë një fushë aq jetike sa vlerësimet për njerëzit që jetojnë në këtë fushë do të jenë të mëdha”, tha Rama.

Ai shtoi se UBT ka realizuar një reformë që vlen për të gjithë univeristetet.

“UBT sot ka arritur të realizojë një reformë që i vlen jo thjesht universitetit, por hap një dritare për të gjithë botën tonë universitare. Nuk ma merrte mendja që do lavdëroja kaq shumë një demokrat. Kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026