Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë të variantit britanik të COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19 në RMV.
Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar mutacion me karakteristikat e variantit britanik.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçar tashmë të shëruar, i cili ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, të dyja pozitive. Pacienti nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka paraqitur kontakte me raste pozitive. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në RMV bëhet me dije se tek të gjitha testet tjera pozitive të janarit nuk janë regjistruar karakteristikat e mutacionit britanik.
Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 394 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)