Konflikti në Laç me një viktimë, ja si është gjendja shëndetësore e 4 të plagosurve

5 Maj 2025 | 09:25

Lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë me plagosje e pesë persona personave në Laç, mësohet se Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj dhe Angjelina Gjezaj ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojnë të hospitalizuar në QSUT.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri Amarildo Ndoj, paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ai ndodhet në reanimacion dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Viktimë në mesin e kësaj breshërie armësh ka mbetur 24-vjeçari Gerald Bitri, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Sherri mes të rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti që kanë pasur dy autorët me makinat e tyre, ku njërës prej makinave i është dëmtuar vetëm pasqyra. Por sherri ka degraduar në ofendime mes djemve dhe në dhunë fizike.

Daniel Gjeloshi ka qenë në të njëjtën makinë me viktimën, Gerald Bitri 25 vjeç dhe me shtetasin Liridon Ismailajn.

Ndërsa autori tjetër, Klevis Ndreca 28 vjeç ka qenë në makinë dhe Amarildo Ndojin.

Sipas policisë, të dy të arrestuari Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, kanë pasur armë zjarri. Gjatë sherrit të dy, Daniel Gjeloshi i cili sipas policisë ka precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe Klevis Ndreca kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Nga ajo çka rezulton policia, nuk ka të dhëna që autorët të njiheshin me njëri tjetrin, por sherri ka ndodhur direkt aty për shkak të thyerjes së pasqyrës së makinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026