Pamjet/ Ulja tronditëse në mes të plazhit në Himarë, procedohet parashutisti
Këto janë pamjet kur një 28-vjeçar nga Tirana ka bërë një ulje të rrezikshme me parashutë në plazhin e Potamit në Himarë.
Parashutisti është ulur në mes të pushuesve, mbi rërë, dhe është dëmtuar për shkak të problemeve gjatë uljes.
Policia e Himarës ka referuar materialet në Prokurori për 28-vjeçarin, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Fushata për Vullnet Sinaj, për pak përfundon tragjedi
Pas një takimi që Vullnet Sinaj pati në Himarë me simpatizantë të PS, grupi i punës kërkoi të jepte shfaqje me parashutë, e cila për pak mund të kthehej në tragjedi
Në parashutën që mbante emrin e deputetit Vullent Sinaj pic.twitter.com/xsE9z1tptq
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 5, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit