Kongresi i PS/ Qafoku: Me opozitën e shpartalluar, Rama mund të bëjë ç’të dojë
Gazetari Roland Qafoku është shprehur se kryeministri Edi Rama mund të bëjë çfarë të dojë, kur përballë ka opozitën e cila sipas tij është e shpartalluar.
Komentet Qafoku i bëri në “Euronews Albania”, ku komentoi fjalimin e Ramës në Kongresin e PS.
Ai komentoi edhe raportin e “Pisa-s” për arsimin, që sipas tij ishte i turpshëm, por shtoi se për Ramën dhe PS kjo nuk përbën problem.
“Ai e ka luksin dhe PS të bëjë këtë dhe çfarë të dojë të bëjë. Sepse përballë ka PD që nuk di ku është dhe është e shpartalluar dhe ne e themi përditë. Ata thonë e ka fajin Edi Rama, që në fakt nuk e ka.
Rama ka luksin e madh të thotë e të paraqesë çdo lloj revolucioni dixhital ‘ne jemi qendra e botës’ edhe pse kemi një lajm të fundit para disa ditësh, atë studimin e Pisës që është një turp që çdo qeveri do vihej në siklet, po jo mo se ka problem fare PS, pse ta ketë problem.
Ta ketë problem se përmbysen disa karrige në Parlament dhe i vihet flaka tavolinës së Bashës. Jo nuk e ka problem. PS e ka ktë luks, PS dhe Rama bën çfarë të dojë dhe super-pushtetin që ka dhe vë në funksion edhe të këtyre fjalimeve që na çudisin dhe ndryshojnë qëndrimin tonë”, tha Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit