Konkurrent Belind Këlliçin për Bashkinë Tiranë? Si përgjigjet Erion Veliaj
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nuk po bën fushatë për zgjedhjet ndërsa u pyet se a e ndjen konkurrentë kandidatin e opozitës Belind Këlliçi.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se shkollat, rrugët apo qarqet nuk po i ndërtojnë për fushatë.
Teksa u ‘zu ngushtë’ nga moderatorja Sidorela Gjoni se ka dosje në SPAK, Veliaj tha se i ka fituar të gjitha betejat me PD-në.
“Unë nuk jam marrë fare me fushatën për zgjedhjet. Ne punojmë çdo ditë, nuk bëjmë shkolla, rrugë apo parqe për fushatë. Ne kemi punuar çdo ditë në 8 vitet e fundit. Ajo që na dallon nga administrate e kaluar, e cila nuk ndërtoi asnjë shkollë. Mendoj se duhet të shohim faktet e jo opinionet. Unë besoj se do të kemi një fushatë të qetë dhe të vazhdojmë me këtë ritëm të transformimit. Mendoj se kontrasti është shumë i qartë.
Unë I kam fituar të gjitha betejat me PD. Kam fituar rreth 10 gjyqe për shpifje. Sigurisht një njeri që punon është ai që sulmohet. Përsa kohë që jam thirrur që t’i shërbejë qytetarëve jam përgatitur që PD për çdo fije bari do shkojë në SPAK, siç jam përgatitur t’i fitojë të gjitha betejat”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni