Kontrata për portin e Durrësit s’është firmosuar akoma, thotë ministrja

23 Mars 2022 | 21:58

“Kontrata për portin turistik të Durrësit nuk është firmosuar akoma”. Kjo është deklarata e bërë nga ministrja Belinda Balluku në emisionin “Now me Erla Mëhillin”,  ku sqaroi se gjithçka është në fazë negocimi.

“Kontrata për portin e Durrësit nuk është firmosuar akoma, jemi në fazë nogocimi. Është ngritur komiteti negociator me të gjithë ekspertët, janë ndjekur të gjitha hapat”, u shpreh ministrja.

“Është mbyllur një fazë e parë e negocimit. Prej disa muaj në portin ekzistues të Durrësit ka nisur faza përgatitore për të nisur projektin. Ka të bëjë me lirimin e hapësirave dhe kushteve për të nisur projektin”, shtoi znj. Balluku.

Sa i përket pyetjes pse nuk është bërë me tender ky proces, ajo tha se është një investim i bazuar në instrumetin e bashkëpunimit midis 2 qeverive.

“Ky është një investim i bazuar mbi instrumentin qeveri me qeveri. Kemi firmosur në vitin 2019 një marrëveshje ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara për disa hapa konkrete ekonomike ku përfshihet fusha e infrastrukturës, turizmit e të tjera”, përfundoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026