Kontrabandonte naftë, arrestohet 54-vjeçari, hetohet e motra

11 Nëntor 2022 | 09:40

Dhimitër Fundo është arrestuar nga policia me akuzën e kontrabandimit të naftës për ta shitur më pas.

54-vjeçari nga Korça po hetohet bashkë me të motrën pasi kjo e fundit mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar dhe ushtronte aktivitetin e përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.

300 litra naftë të gjetura në banesë u sekuestruan. Kontrabanda bëhej në sasi të konsiderueshme nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026