Kontraceptivi i emergjencës/ Mjekja: Gratë pa informacion. Keqpërdorimi jep probleme
Shumë gra dhe vajza në Shqipëri i drejtohen shpesh farmacive për të marrë pilulën e emergjencës, për të parandaluar shtatzënitë që vijnë nga marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Por për mjeken gjinekologe Lindita Myzyri, shpesh ata nuk kanë informacionin e duhur mbi medikamentit që përdorin
‘Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave drejtohen direkt në farmaci për të marrë pilulën e emergjencës, ndërkohë që informacioni për mua nuk mund të them është 0, por nuk kanë informacionin e duhur, sepse mendojnë se mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rresht dhe pi një pilule dhe thonë na mbron, jo është e gabuar ndaj quhet e emergjencës dhe të mbron vetëm pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur”,-tha Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.
Edhe pse kjo metode kontraceptive ofron zgjidhje në momentet të caktuara, ajo nuk duhet përdorur rregullisht pasi shkakton efekte anësore ndonjëherë të pakthyeshme.
“E para pilula e emergjencës ka një dozë më të lartë të hormoneve estrogenprogresteron dhe si e tillë jep çrregullim të ciklit, nëse do ta pinë në mënyrë të përhershme ka gjasa 70-80% që këto gra kur duan të bëhen nëna të bëjnë shtatëzani jashtë mitre”,-tha gjinekologia.
Për mjekët gjinekolog, shmangia e shtatzënive të padëshiruar por edhe parandalimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme bëhet vetëm me anë të metodave kontraceptive të përcaktuara nga ekspertët dhe masat mbrojtëse efikase.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet