Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

7 Korrik 2025 | 12:05

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në zonën e Velipojës me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit, janë konstatuar dy raste të pushtimit të hapësirave publike, ku dy shtetas kishin zënë prona pa leje dhe kishin ndërmarrë aktivitete komerciale, konkretisht:

  • Shtetasi me iniciale A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në rrugën nr. 9, në fshatin Velipojë, dhe e kishte përshtatur për ambientet e tij komerciale pa marrë leje nga organet kompetente.

  • Shtetasi me iniciale T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në të njëjtën rrugë dhe kishte ndërtuar një objekt me konstruksion metalik për qëllime fitimi, gjithashtu pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, dhe T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026