Kontrollet dhe sekuestrimi i telefonit, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë
Pasi u refuzua nga Apeli i Posaçëm në kërkesën e saj kundër vendimeve gjyqësore të kontrollit të dhjetorit 2024 dhe sekuestrimit të telefonit të saj, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka apeluar në Gjykatën e Lartë.
Përmes avokatëve të saj, Xoxa ka bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.
Në këtë gjykatë, Xoxa pretendon paligjshmëri të kontrollimeve dhe kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Xoxës kundër vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin personal ndaj saj.
Më herët, GJKKO kishte refuzuar kërkesën e Xoxës dhe të vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, për t’u kthyer sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve personale dhe në disa ambiente në pronësi të familjes.
Kontrollet e SPAK u kryen më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan celularin e Xoxës dhe ushtruan kontroll në banesën e familjes Veliaj dhe në galerinë e saj, “Harabel”.
Veliaj ka deklaruar se është i hapur për hetimet e SPAK dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 21:15 Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)