“Kontrolli i SPAK, detyrë e Kuvendit”-Felaj: Do forcojmë rolin e tij, ç’na shqetëson
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, është shprehur se është detyrë e Kuvendit të kontrollojë SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.
Në një lidhje për Euronews Albania, ajo tha se janë shpifje akuzat se po kërkohet të krijohet një mekanizëm nga ana e qeverisë për të kontrolluar SPAK.
Felaj tha se ajo që i shqetëson socialistët, është se raportimet në Kuvend të institucioneve të drejtësisë, nuk sjellin ndonjë dobi të madhe dhe shtoi se do të punohet për të forcuar rolin mbikqyrës të Kuvendit mbi këto institucione.
“SPAK, GJKKO, të gjitha prokuroritë dhe organet e drejtësisë, janë organe të pavarura. Por nuk do të thotë se ato nuk i nënshtrohen kontrollit. Kuvendi i Shqipërisë ka tagra të kontrollit dhe mbikëqyrjes së tij, të shprehura në rregullore.
Ajo që na ka shqetësuar është sesi mund të rritet roli monitorues dhe mbikqyrës i Kuvendit të Shqipërisë. Ju jeni dëshmitar të atyre raportimeve rutinë në Kuvend, të cilat marrin orë, por nuk sjellin ndonjë dobi të madhe.
Ky shqetësim nuk ka qenë vetëm i qeverisë, por edhe i opozitës. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk krijohet një lloj debati përmbajtësor, kur këto institucione raportojnë. Do hedhim hapa të tjerë për ta forcuar rolin e Kuvendit në monitorimin e organeve të tjera. Kuvendi nuk mund të jetë në periferi të këtij kontrolli, por në qendër të monitorimit”, tha Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion