Korani në rrezik zhdukje, ndalohet për 3 muaj peshkimi në liqenin e Pogradecit
Në ujërat e liqenit të Ohrit prej datës 1 dhjetor është ndaluar peshkimi, pasi përkon me periudhën e riprodhimit të koranit, i cili është në rrezik zhdukje nga peshkimi i paligjshëm.
Kjo masë nuk i ka ndaluar peshkatarët të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Nisur nga informacionet se vijon gjuetia e paligjshme, organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec, mbështetur edhe nga policia kanë sekuestruar më shumë se 1500 metër linear rrjeta peshkimi.
“Gjatë kontrolleve që kemi ushtruar në muajin dhjetor kemi sekuestruar rreth 1500 metër rrjetë e paligjshme pa autor. Peshkatarët tentojnë të futen, hedhin rrjetat gjatë nates, por kemi konstatuar të tilla rrjeta”, thotë Martin Jaçe nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec.
Specialisti i organizatës tregon edhe arsyet e mos lejimit të peshkimit në këtë kohë të vitit.
“Peshkimi deri në datën 1 Janar është totalisht i ndaluar, pas datës 1 janar pajisjen me kontratë 60 peshkatarë që grumbullojne vezët e Koranit për intubim. Ata kanë vendet e zonat e tyre të përshtatshme, del peshku riprodhues, kapet, merret lenda biologjike, bëhen procedurat e me pas vezët grumbullohen nga qendra”, thotë Martin Jaçe nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec.
Kjo situatë ka rënduar gjendjen ekonomike te familjeve të cilat merren me peshkim duke detyruar peshkatarët që të gjejnë punë jashtë vendit.
“Gjatë kësaj periudhe përgatitim rrjetat, i bëjmë të reja për sezonin e vezëve. Merrem me përgatitjen, duan punë. Me kohë të pjesshme largohem në Greqi, kur nuk ka peshk, është me sezon, nuk ka prodhim e detyrohem largohem. Nuk bëhet fjalë të dalë, askush”, thotë peshkatari Betim Abazllari.
Nga 1 Dhjetori e deri në 1 Janar ne liqenin e Ohrit është ndaluar kategorikisht gjuetia e peshkut. Gjatë kësaj periudhe 1 mujore 220 peshkatarë të licensuar të Pogradecit nuk do hyjnë në liqen. Ndërsa nga 1 Janari deri ne 1 Mars do të peshkojnë vetëm një numër i vogël peshkatarësh të trajnuar për mbledhjen e rasatit të koranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres