Korça me 85% të administratës të vaksinuar, gati gjoba për të pavaksinuarit
Punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë duke kryer kontrolle nëpër zyrat e administratës publike, supermarketet dhe qendrat shëndetësore.
Stafet e këtyre të fundit duhet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi apo tampon negativ, ndërkohë që kontrollet do të kryhen çdo javë.
Inspektorati Shëndetësor ka nisur kontrollet në terren tashmë, ndërkohë që drejtues të këtij institucioni në qytetin e Korçës shprehen se komunikimet dhe paralajmërimet drejtuar këtyre subjekteve janë kryer e më parë.
“Komunikimet dhe paralajmërimet kanë qenë të vazhdueshme, nga sot e ne vazhdim do të kalojmë në marrjen e masave konkrete. Që do të thotë, është përgjegjësi e vet institucioneve publike, për pranimin e punonjësve ose jo në qoftë se janë të vaksinuar, apo mungesë të vaksinës dhe do të ngelet masë me e rreptë për subjektet siç janë marketet apo supermarketet që u është komunikuar me administratorët. Në qoftë se punonjësit do të jenë të pavaksinuar ndaj tyre do të merren masa administrative ose do të jenë të detyruar mos pranohen në vendin e punës”, thotë Misenva Shtylla, inspektore shtetërore.
Euronews Albania pyeti drejtuesen e Këshillit të Qarkut Korçë se sa punonjës të kësaj administrate janë të vaksinuar.
“Nga 18 punojës që ka Këshilli i Qarkut Korçë janë vaksinuar 17 prej tyre dhe njëkohësisht një tjetër i cili është prurje e re në administratën tonë, nuk është vaksinuar por i është kërkuar të paraqesë dokumentin e vërtetimit negativ tamponit dhe pikërisht sot për të ushtruar aktivitetin e tij në institucione, të drejtorisë të administrimit të tokës zyrë që ne kemi në Ersekë, kemi kërkuar prej tij këtë dokument dhe pa këtë dokument ai nuk do të paraqitej të ushtronte punën e tij në atë zyrë “, bën të ditur Ana Verushi, kryetare e Qarkut Korçë.
Sipas të dhënave, afro 85% e administratës publike në Korçë është e pajisur me pasaportë vaksinimi, ndërkohë grupi tjetër do të paraqesë tamponin negativ çdo javë apo vërtetimin se e ka të pamundur vaksinimin për arsye mjekësore.
Nëpër supermarketet dhe njësitë e tjera të shërbimit do të vendosen gjoba në rast të shkeljeve të urdhrit të ministrisë, nga 100 mijë deri në 700 mijë lekë të reja.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara