English

“Korça si një lagje e Shkodrës”-Gazetari korçar përplaset me kolegun shkodran

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari shkodran Teodor Gjerga dhe gazetari nga Korça, Xhensil Shkëmbi, janë përplasur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, lidhur me numrin e turistëve në vendin e tyre.

- Advertisement -

Gjerga tha se Korça është sa një lagje e Shkodrës në numrin e njësive akomoduese, por edhe për sipërfaqe sipas tij.

Kjo gjë nuk u pranua nga gazetari Xhensil Shkëmbi, i cili tha se Shkodra ka vetëm 800 njësi akomoduese, ndërsa Korça ka 4200 njësi akomoduese.

Ai tha gjithashtu se Korça është që në vitin 2008 qytet turistik, ndërsa Shkodra sipas tij, vetëm vitet e fundit ka nisur të promovohet.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gjerga: Korçka ka numër më të vogël njësishtë akomoduese se Shkodra. Por edhe sipërfaqe më të vogël. Kur themi Shkodër kemi parasysh një sipërfaqe të madhe, përfshi Thethin dhe Malësinë e Madhe. Ti mundesh të shkosh nga lartësia 1700 metër që ka borë, ndërsa për një orë e gjysmë ti mund të shkosh në bregdet. Shkodra ofron atë që shumë pak vende në botë e ofrojnë.

Shkëmbi: Gazetari duhet të jetë serioz në atë që thotë. Janë 4200 vende akomodimi vetëm në qytetin e Korçës dhe 800 vende akomodimi vetëm në Shkodër. Pra kur them 4200 vende akomodimi vetëm në Korçë. Praktikisht të thuash që Korça është një lagje e Shkodrës, i bie që t’ia jam ndonjë kalimtari telefonin, sepse i bie është ofendim ndaj meje.

Korça është që prej vitit 2008 turistike. E vetmja arsye që Shkodra është sot më e promovuar, është se PS erdhi në pushtet në Shkodër. Nuk erdhi Elon Masku nga Amerika dhe ndërtoi një super kompleks në Shkodër. Shkodra e 2015 është ajo e 2024. Të duash të shkosh në Shkodër, më thjeshtë shkon nga Tirana në Selanik.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×