Kori i fëmijëve nga Çekia performojnë shqip në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit

27 Nëntor 2025 | 17:38

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpriti për herë të parë në Shqipëri “Czech Boys – Boni Pueri”, korin e djemve me famë botërore nga Republika Çeke, të cilët sollën një performancë të jashtëzakonshme me 35 zëra të pastër dhe emocionues.

Nën drejtimin e maestro Pavel Horák dhe me shoqërimin në piano të Vartan Agopian, koncerti u shndërrua në një mbrëmje të veçantë artistike që pasuroi skenën shqiptare me një traditë të çmuar të artit koral ndërkombëtar.

Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më mbresëlënëse ishte fakti se fëmijët çek performuan dhe prezantuan një pjesë të programit në gjuhën shqipe, duke krijuar një lidhje të sinqertë dhe të veçantë me publikun shqiptar. Interpretimet në shqip, të realizuara me kujdes dhe dashamirësi, u duartrokitën gjatë nga të pranishmit.

Programi i tyre përfshiu vepra nga repertori klasik dhe ai bashkëkohor koral, të interpretuara me profesionalizmin dhe pastërtinë vokale që e karakterizon këtë ansambël të njohur ndërkombëtarisht. Kjo mbrëmje shënoi një premierë absolute në Shqipëri, duke qenë hera e parë që “Boni Pueri” ngjitej në skenën e TKOBAP-së.

Koncerti u prit me entuziazëm të madh dhe u vlerësua si një nga momentet më të veçanta të sezonit artistik, duke i dhuruar publikut shqiptar një përvojë të rrallë muzikore dhe kulturore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026