Korriku shënon rekord, regjistrohen dy ditët më të nxehta në histori

9 Gusht 2024 | 17:34

Korriku i këtij viti ishte muaji i dytë më i nxehtë në historinë botërore.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga “Copernicus”, qendra evropiane për vëzhgimin e Tokës, temperatura mesatare e ajrit ishte 16.9 gradë C.

Sidoqoftë, marzhi krahasuar me korrikun e 2023-shit, muaji më i nxehtë i regjistruar, është vetëm 0.04 gradë C.

Megjithatë, korrikun e këtij muaji u verifikuan rekorde të reja.

“Ka një tjetër aspekt ky korrik.  Ne regjistruam dy ditët më të nxehta në histori. Ndaj korriku ishte një tjetër muaj rekordi, edhe pse mesatarja për tërë muajin ndodhet lehstshëm poshtë asaj të korrikut 2023.” –thotë eksperti i Copernicus, Julien Nicolas.

Këta tregues i japin fund një cikli 13-mujor temperaturash rekord, që nisën qershorin e vitit të kaluar. por për ekspertët e “Copernicus”, marzhi i ndryshimit së të dhënave mes viteve 2023-2024 është aq e ngushtë saqë konteksti tërësor i ngrohjes globale mbetet i njëjtë.

“Pasojat e ngrohjes globale nuk nisën në fillim të këtij cikli. I kemi mbajtur nën vëzhgim prej shumë vitesh dhe fundi i kësaj serie rekordesh nuk do të shënojë fundin e tyre. Valët e të nxehtit dhe moti ekstrem filluan përpara këtyre rekordeve dhe do të vazhdojnë edhe më pas.” –përfundon eksperti.

Në Evropë ishin kryesisht jugu dhe lindja e kontinentit që përjetuan anomalitë e temperaturave të larta në korrik. Ndërsa Perëndimi përjetoi një ulje të lehtë të temperaturave, shoqëruar nga reshjet e shiut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026