Korrupsioni i lartë në universitete, 20% e studentëve shqiptarë e pohojnë

23 Qershor 2023 | 15:56

20 përqind e studentëve shqiptarë konfirmojnë se korrupsioni në universitete është shumë i lartë. Megjithatë, ata druhen të denoncojnë për shkak se mund të penalizohen gjatë procesit të studimeve

900 studentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia vlerësojnë se ka korrupsion të lartë në fakultetet e tyre. Një në dhjetë studentë të anketuar nga Instituti për hulumtime strategjike nga Shkupi, kanë thënë se u është kërkuar ryshfet gjatë studimeve.

25 përqind e studentëve të Serbisë vlerësojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i pranishëm ndërsa tek studentët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kjo shifër zbret në 20 përqind.

Studentët frikësohen të denoncojnë korrupsionin për shkak të pasojave, por edhe mungesës së informimit. Studentët e Shqipërisë rezultuan me vetëdije më të lartë për denoncim.

 “Problemi kryesor i studentëve të MAqedonisë së Veriut është mosinformimi për denoncimin e korrupsionit. Nëse kemi mbi 90 përqind të studentëve që nuk dinë se si duhet të reagojnë në rast korrupsioni, atëherë ky është një problem. I pyetëm pse nuk e denoncojnë korrupsionin, dhe një e treta e të anketuarve thanë se frikësohen nga pasojat”,- Misho Dokmanoviç, Projekti “Universitete pa korrupsion”

Por Anëtari i Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit thotë se puna e tyre po dështon për shkak të sistemit gjyqësor.

 “Korrupsioni në shoqërinë tonë ka hyrë në të gjitha fushat. Është e qartë se në vend se të pakësohet, korrupsioni te ne po shtohet. Por doemos duhet të kemi përgjigje juridiko-penale. Mjaft dëgjuam nga jashtë  këshilla se nevojiten ndëshkime e jo vetëm parandalim. Duhet të formohet një mekanizëm i tërë i luftimit të korrupsionit me mekanizëm mbrojtës dhe dënim të përshtatshëm”,-Vlladimir Georgiev, anëtar i Antikorrupsionit

Gjatë ditëve të fundit ka patur përplasje dhe akuza për ndikim në zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit Shtetëror të Tetovës ndërsa tre nga katër kandidatët u tërhoqën nga gara me pretendime se njëri prej garuesve tashmë e ka të sigurt fitoren për shkak të zgjedhjeve të manipuluara nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI, por kjo parti ka mohuar akuzat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026