Korrupsioni në RMV, Nuri Bajrami: Jemi ende larg luftës së vërtetë

9 Dhjetor 2020 | 15:49

Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dha raport për punën e tyre gjatë këtij mandati. Në më pak se dy vite, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka ngritur 713 procedura për korrupsion, konflikt interesash, verifikimin e pronës së funksionarëve dhe shkelje gjatë procesit zgjedhor.

Komisioni vlerëson se po rritet besimi i shoqërisë në institucionet që luftojnë korrupsionin. Ndërkohë përfaqësues të Delegacionit të BE-së në RMV theksuan se për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj korrupsionit duhet përfshirë aktivisht edhe shoqëria civile dhe opinioni. 

një raport rajonal lidhur me integritetin e qeverive në sektorin e mbrojtjes i publikuar nga Transparency International e kategorizon Maqedoninë e Veriut si vend me rrezik të moderuar nga korrupsioni.

Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit për Anti-Korrupsionin thotë se për shkak të pandemisë raporti për vitin 2019 ende nuk është shqyrtuar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Ai tha se, politika në RMV është e përfshirë dhe pjesë e korrupsionit.

“Në Maqedoninë e Veriut politika është e inkorporuar, është e zhytur e implikuar në të gjithë poret e shoqërisë”, tha ai.

Ndonëse ka pasur përpjekje për luftën kundër korrupsionit, z. Bajrami theksoi se shumë prej nismave nuk janë zbatuar në praktikë.

“Ajo që ka ndodhur me Prokurorinë Special është absurde. Të gjithë hartojnë programe në praktikë sillen me metoda të njëjta. Në raportin e KE për punë tonë kemi fituar pranimin e faktit se ne kemi bërë hapa progresive por jemi ende larg luftës së vërtetë kundër korrupsionit”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026