Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë

15 Nëntor 2025 | 11:56

Kryeministri Edi Rama nga takimi me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë foli lidhur me korrupsionin në vend dhe luftimin e saj. Sipas Ramës korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se tani.

Ai shtoi se korrupsionin nuk e lufton SPAK-u por vullneti i PS-së që mbron pavarësinë e tij teksa theksoi se kjo mbrojte është me koston e paguar në lëkurën e vet. Rama theksoi githashtu se mbajtja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj pa gjyq është një kosto.

“Nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot. Nuk e lufton SPAK, por vullneti i kësaj force politike që i dha pavarësinë e drejtësisë dhe që e mbron edhe me koston e paguar në lëkurën e vet. Çfarë është mbajtja e kryetarit të bashkisë atje brenda pa gjyq, është kosto. Nuk hyj fare unë të drejta apo jo ato që thuhen, ai është procesi ligjor, gjyqësor dhe e bën gjyqi. Por deri më sot gjyq nuk ka, ka një njeri në burg, është kosto.

Ama ne as nuk bëjmë protesta, as nuk ngremë zërin jo se jemi budallenj, por sepse është mendje e ndarë. Çdo ngacmim që i bëjmë SPAK apo sistemit që lufton me korrupsionin, është ngacmim që i bën dëm vendit për të nesërmen. Nëse u deshën 100 e ca vjet që të fillonte kjo luftë, nëse fillojmë e ngacmojmë do ta shtyjmë edhe 20 vjet të tjera dhe ta harrojmë që të ulemi në tryezën e BE. Për vite e kishim damkën në ballë, ishim ne në qeveri, të shkruar në raportet e BE, kultura e pandëshmueshmërisë,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026