Rama: Zgjedhjet s’ishin për të fajësuar Veliajn, Tirana s’drejtohet dot me delegim

15 Nëntor 2025 | 11:11

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë u shpreh se prezantimin e buxhetit pë bashkinë duhet ta bënte kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Rama theksoi se asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë apo delegim. Ai theksoi se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa shtoi se drejtësia është e pavarur.

Rama komentoi edhe arsyet e mbajtjes së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës duke theksuar se ato nuk ishin për të fajësuar Veliajn, por që qytetarët të kenë në krye të detyrës kryetarin e zgjedhur prej tyre.

“Duhet të ishte kryetari për të prezantuar buxhetin, por e dini situatën. Është për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq. Por përfundimisht nuk ka ca na vjen keq por të shohim përpara. Çfarë nuk thuhet në këtë vend por nuk ëshë vetëm ky vend.

E gjithë bota jeton në një atmosferë nga dhjetërat e titujve në sekondë nëpër faqet e botës dixhitale dhe ndër 100 tituj që lexoni, ju siguroj, për sa na takon, 95% janë ose gjysmë të vërteta ose komplet rrena. E solla këtë në vëmendje se kur kryetari i bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, atëherë për herë të parë e ngrita zërin lidhur me një proces të drejtësisë duke thënë se është disproporcionale për faktin se cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e bashkisë, janë të pamjaftueshme nuk di arsye për sa kohë nuk ka vrarë njeri dhe nuk është kapur në flagrancë duke bërë krim, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur.

Gjithsesi pavarësisht se ca themi, drejtësia është e pavarur. Falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar. Pastaj në të gjithë shkallët ku kryetari kërkoi hetimin në gjendje të lirë e humbi, dhe kur u ezauruan të gjitha shkallët ishte gjëja më normale të mendohej për qytetin e njerëzit që kanë edhe ata një të drejtë shumë të madhe themelore, për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026