Kosova blen dronë nga SHBA-ja

8 Shtator 2025 | 15:58

Javën e kaluar, Kosova ka pranuar dronë pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se këta dronë janë blerë përmes programit shtet më shtet dhe se pagesa për këto fluturake është realizuar më 2021.

Ai nuk tregoi se për sa fluturake pa pilot bëhet fjalë.

“Fluturaket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, shkroi Maqedonci.

Njoftimi për pranimin e dronëve vjen disa javë pasi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pranoi autoblinda të blerë nga SHBA-ja.

Maqedonci tha se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes “po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht” dhe ky bashkëpunim, sipas tij, i kontribuon interesave të përbashkëta të të dyja vendeve.

Kosova synon të blejë edhe armë të tjera nga SHBA-ja. Vitin e kaluar, vendi ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve Javelin, dhe tani është duke bërë pagesën e tyre.

FSK-ja aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri. Procesi ka nisur më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Edhe në të kaluarën Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga SHBA-ja. Më 2018, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake amerikane, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.

Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro.

Dy vjet më vonë Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.

Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026