Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje për targat
“Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për targat e automjeteve“. Kështu ka deklaruar kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi në një konferencë për mediat, pas përfundimit të takimit në Bruskel me palën serbe dhe të dërguarin e BE-së pë dialogun Miroslav Lajçak.
Sipas tij, nga pala serbe nuk ka gatishmëri për të pasur një zgjidhje që do i shërbente të dyja vendeve, raporton Kosova Press.
“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na jepej sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakordësuar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi.
Sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.
Më herët gjatë ditës së sotme, Miroslav Lajçak tha se takimi ndërmjet kryenegociatorëve për marrëveshjen e targave po shkonte në rrugë të mbarë, por sërish kjo çështje ka mbetur pa zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:40 Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët