Kosova duhet të jetë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, thotë Enver Hoxhaj
Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj thotë se Kosova duhet të jetë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, qoftë si vëzhguese, qoftë si anëtare e plotë.
Gjatë një interviste, ish-ministri theksoi se takimi i fundit tregoi që kjo nismë ka mbështetjen e plotë të amerikanëve.
Kosova, si një shtet i ri, duhet të anëtarësohet në çdo organizatë rajonale dhe jo të izolohet apo të përjashtohet nga tavolina të tilla, ku vendi mund të përfitojë.
“Shtetësia e Kosovës nuk matet në Ohër, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës matet në Bruksel, në Berlin, Uashington dhe mbi të gjitha në OKB,” tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.
Më 7 dhe 8 qershor, u mbajtën punimet e nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimi u finalizua me nënshkrimin e 3 memorandumeve dhe 1 marrëveshjeje.
Marrëveshja e nënshkruar mes vendeve pjesëmarrëse në nismë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, konkretisht shmangies së pagesës së tatimit.
Tre memorandumet kanë të bëjnë njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.
Nismës së ideuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në këtë takim ju bashkua edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
I vetmi vend që refuzoi pjesëmarrjen ishte Kosova, për të cilën nuk munguan ftesat.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid