“Kosova e gatshme për marrëveshje”, zv.kryeministrja sllovene viziton Prishtinën
Zëvendëskryeministrja dhe shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon, të hënën qëndroi për një vizitë zyrtare në Prishtinë.
pas takimit me homologen kosovare, Donika Gervalla, foli për qëndrimin dhe pritjet e Sllovenisë sa i përket dialogut Kosove – Serbi.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve. Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”- tha Tanja Fajon.
Për kërtë temë foli edhe Minisrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje.
Ajo përsëriti qëndrimin kosovar për asociacion, por përmendi edhe kompromiset e mundshme për pakicat në kuadër të marrëveshjes finale.
Perveç dialogut, dy ministret folën edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Mysafirja tha se Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje te forta, qe do te vazhdojnë, ndërsa garantoi mbështetje nga Sllovenia edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Fajon është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve