Kosova ‘fut në sherr’ Greqinë dhe Serbinë, Bërnabiç anulon vizitën në Athinë

26 Prill 2023 | 10:21

Kosova prish marrëdhëniet e Greqisë me Serbinë. Pas abstenimit të shtetit helen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar vizitën në Greqi.

Kryeministrja Bërnabiç ishte e ftuar në forumin ekonomik të Delphit

Mediat greke bejne te ditur se pas votimit në Këshillin e Europës, Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar Athinën se kryeministria Bërnabiç nuk do të marrë pjesë në forum. Në axhenden e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj grek

Mediat opozitare ne Greqi akuzojnë qeverinë Mitsotakis se sipas tyre arriti të prishë marrëdhëniet diplomatike me një vend tradicionalisht mik, si  Serbia

Pikërisht qëndrimi neutral i Greqisë në Këshillin Evropian në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kosovës shkaktoi shqetësim të madh në Beograd dhe të hënën vonë në mbrëmje u vendos që kryeministrja serbe të mos marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit – shkruajnë ato.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke folur për televizionin shtetëror të vendit RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Greqia më befasoi. Ministrin nga Greqia e ka nderuar në shtëpinë e tij vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç”, ka thënë Daçiç, duke iu referuar vizitës së fundit të Dendias në Beograd dhe darkës që ka pasur me presidentin serb.

Daçiç kritikoi Malin e Zi ndërsa shtoi se ka qenë i surprizuar nga zëri i Ukrainës, sepse Serbia e ka dënuar cenimin e integritetit territorial të këtij shteti në të gjitha rezolutat e botës, por Kievi abstenoi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026