Kosova marrëveshje bashkëpunimi prej 35 mln eurosh me Luksemburgun

21 Korrik 2022 | 17:33

Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim dhe memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e marrëveshjes, në vlerë 35 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Ekonomisë i Luksemburgut, Franz Fayot.

Bislimi tha se kjo marrëveshje përfshin pesë shtylla kryesore si, arsimin profesional, shëndetësinë, rritje ekonomike të qëndrueshme, zhvillim të mëtejmë të shoqërisë civile dhe fushën e inovacionit.

Ndër të tjera, ai theksoi se memorandumi përcakton fondet vetëm për periudhën 2023-2025.

“Fushat e intervenimit që do të përkrahen nga Luksemburgu i kemi përcaktuar pas diskutimeve intensive mes ekipeve tona dhe ekipit të ministrit. Ato përfshijnë këto prioritete që i ka Qeveria e Kosovës: arsimi, sidomos arsimi profesional, shëndetësia, rritja ekonomike e qëndrueshme, zhvillim i mëtejmë i shoqërisë civile dhe fusha e inovacionit.

Shuma aktuale indikative që parashihet me këtë marrëveshje si përkrahje nga shteti i Luksemburgut për Qeverinë e Kosovës për këto tri vite është 35 milionë euro apo afërsisht 12 milionë euro për secilin vit, që përbën rritje shumë të konsiderueshme në raport me programin e mëparshëm që kishte një shumë vjetore prej 7.5 milionë euro”, u shpreh Bislimi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026