Gërvalla dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi të enjtën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Gërvalla e ka dorëzuar personalisht aplikimin në Strasburg.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi.
🇽🇰 DPM/FM @gervallaschwarz just finished her meetings at the CoE, where she submitted the application in person.
I can confirm: The Government of the Republic of Kosova officially applied for full membership in the Council of Europe. pic.twitter.com/qdMAXjJ38u
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) May 12, 2022
Qeveria e Kosovës zhvilloi të enjten një të jashtëzakonshme mbledhje online gjatë të cilës miratoi nismën për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka reaguar duke thënë se “Prishtina ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Uasingtonit, marrëveshjen e Brukselit si dhe Rezolutën 1244”
Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj, në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“Të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare dhe Protokollet e saj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në muajin shkurt, në Kosovë janë shtuar zërat dhe kërkesat për anëtarësim të menjëhershëm të vendit në organizata ndërkombëtare, si masë sigurie për vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid