‘Kosova në OKB, Serbia në BE’, Vuçiç tregon propozimin e Francës dhe Gjermanisë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinionin publik në Serbi lidhur me kërkesën që kanë bërë shtetet e mëdha të BE-së, Franca dhe Gjermania në drejtim të Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të hyjë sa më parë në BE.
Vuçiç u shpreh se propozimi i Gjermanisë dhe Francës për Kosovën është i përhershëm dhe se nuk mund ta “hedhë nga dritarja një propozim që vjen nga dy shtete të mëdha”, shkruan Euronews Serbia.
“A mund të biem dakord, nuk jam i sigurt, do të them cilat janë vijat tona të kuqe”, tha ai.
Ai tha se gabimi më i madh i Serbisë ishte që pranoi se BE-ja menaxhon procesin e zgjidhjes së çështjeve të Kosovës.
“Përfundimi është se nëse Serbia e lejon Kosovën t’i bashkohet të gjitha institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, Serbia do të ketë hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të rëndësishme ekonomike. Cili është pozicioni i Serbisë: Unë thashë se duhet të flasim”, tha Vuçiç.
Vuçiç shtoi se për Serbinë dhe për shkak të Kushtetutës është e papranueshme që Kosova të jetë anëtare e OKB-së dhe do të bartë pasojat e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30%
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”