Kosova pa Kuvend të ri 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 36-të
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese i kanë kritikuar partitë parlamentare për keqpërdorim të vakumit ligjor për bërjen e Kuvendit.
Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rëndom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.
Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.
“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devijim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, tha Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.
Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria themelon grupin punues për strategjinë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën
Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së
- 18:19 Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti
- 18:11 Ambasada amerikane paralajmëron sërish shtetasit e vet: Protesta e dhunshme mund të përhapet
- 18:10 Një tjetër efektiv policie paraqitet te Trauma, me lëndime në duar
- 18:06 Përfshihet nga flakët pisha te Kryeministria, policia hedh ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
- 17:33 Situata del jashtë kontrollit, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje të forta me policinë
- 17:30 Presidenti Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi: Pakënaqësia të mos shprehet me dhunë!