Kosova sfidon Rumaninë, mijëra bileta të shitura në “Fadil Vokrri”

16 Qershor 2023 | 18:39

2 pikë në 2 përballjet e para kualifikuese ka grumbulluar Kosova në këtë rrugëtim drejt Europianit të 2024, ndërsa mbrëmjen e kësaj të premte e pret një ndeshje e vështirë.

Dardanët përballen në mbrëmje me Rumaninë, ndërsa 6 skuadra zbresin në fushë nga grupi I. Lojtarët e thirrur nga trajneri Alain Giresse kanë mbyllur përgatitjet, ndërsa janë të gjithë në dispozicion për ndeshjen ndaj Rumanisë, përvec dyshes Rashani-Zhegrova.

Kosova nuk pritet të ketë shumë ndryshime sa i përket vendosjes, ndërsa porta do t’i besohet Muric. Në mbrojtje emra si Vojvoda e Rrahmani janë të palëvzishëm, ndërsa ka dyshime për boshllëkun e lënë në këtë repart. Më tej në mesfushë Dresevic e Kryeziu pritet të jenë që nga minuta e parë në fushë, ndërsa Muslija do të mbështesë treshen e sulmit.

Kualiteti në repartin ofensiv është i lartë me Rashicën, Krasniqin dhe bomberin Vedat Muriqi. Përballja e tretë e dardanëve është pritur me shumë interes, ndërsa burimet bëjnë me dije se janë shituar më tepër se 14 mijë bileta.

Shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ do të jenë plot e përplot, ndërsa lojtarët kanë detyrën të rrëmbejnë tre pikët. Në të njëjtin grup luhen dhe dy përballjet e tjera, Andorra-Zvicër dhe Bjellorusi-Izrael.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026