Kosova shënon 25-vjetorin e Çlirimit, FSK paradë me armatimet e reja
25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër pozicioneve ushtarake e policore serbe. Me futjen e trupave te NATO-s ne Kosove iu dha fund luftës së nisur në vitin 1998, mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës e cila u arrit më 09.06.1999, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia pranonte kapitullimin dhe detyrohej t’i tërhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.
25 vjet nga ajo ditë, misioni i NATO-s, KFOR-i, vazhdon të menaxhojë situatën e sigurisë, si në jug, ashtu edhe në veri të Kosovës.
Pas çlirimit të Kosovës u nënshkrua marrëveshja për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shtator 1999, u themeluan Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si forcë jo ushtarake, por si forcë reaguese në rast të katastrofave natyrore.
Nëntë vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur.
Ky përvjetor e gjen Kosoven të njohur nga 117 shtete të botës. Shteti i fundit në listë që ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli, më 1 shkurt të vitit 2021.
Kosova ende nuk njihet nga pesë shtetet anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
25 vite pas çlirimit, në maj të këtij viti, Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Përgjatë 16 vjetësh shtetësi dhe 25 vjetësh liri, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, siç janë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Por, Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.
Në prag të 25 vjetorit të çlirimit, Kosova mori lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të parakalojnë nëpër sheshin e kryeqytetit. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka theksuar se sot do të parakalojë një numër i madh i pjesëtarëve të sigurisë me armatime të pa ekspozuara më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë