“Kosova të mësojë nga udhëheqja e Shqipërisë”, D’Alema: Nacionalizmi sjell tragjedi
Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema tregoi në një intervistë ekskluzive për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania momentet nga vendimi i vendeve të NATO për të ndërhyrë në Serbi pas konfliktit të përgjakshëm që kishte shkaktuar mijëra viktima të pafajshme në Kosovë.
Ai u shpreh se vendimi për një operacion ushtarak, ku gjithmonë ekziston rreziku i viktimave mes civilëve ishte i vështirë, ndërsa shtoi se edhe sot është i bindur se në atë moment ishte gjëja e drejtë që duhej bërë.
I pyetur lidhur me situatën e sotme në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë, ish-kryeministri italian apeloi autoritetet në Kosovë që të mos përfshihen nga ndjenja nacionaliste dhe të kërkojnë rrugën e dialogut me Serbinë.
Sipas tij, Kosova duhet të marrë shembull udhëheqjen shqiptare, që siç tha, në këto vite ka luajtur një rol shumë pozitiv në vendet e Ballkanit, ka qenë një vend që ka punuar për stabilitetin dhe bashkëpunimin.
“Po shikoni, duhet t’ju them të vërtetën… unë besoj se duhet të inkurajohen autoritetet e Kosovës, që të mos përfshihen nga ndjenja nacionaliste, dhe të kërkojnë rrugën e një dialogu me Serbinë, sepse, ndershmërisht, pa prekur pavarësinë e Kosovës, mbi të gjitha, duhet të bëhen përpjekje që të funksionojë më mirë bashkëjetesa, sepse ne e dimë që në Kosovë ka një pakicë serbe, e cila është e kufizuar, por sidoqoftë është e rëndësishme, në një zonë të caktuar të Kosovës, me të cilën duhet të bashkëjetohet. Ndër të tjera, ne e dimë që ka edhe një pakicë shqiptare që ndodhet ende në Serbi, në Preshevë, i dimë të gjitha, le të themi që jemi njerëz që e njohin atë pjesë të botës. Unë kam bashkëpunuar edhe për një periudhë të shkurtër kohore me qeverinë e Kosovës, në atë periudhë në të cilën Ministër i Jashtëm ishte Behgjet Pacolli, por Kosova duhet të tregohet e kujdesshme që të mos e pushtojë demoni i nacionalizmit, sepse në fund, le të themi, nëse Kosova dëshiron të dalë nga këto kushte gjysmake, se Kosova është një vend që është njohur nga shumë, por nuk është njohur ende nga ca të tjerë, që nuk mund të jetë pjesë e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, dhe madje edhe Bashkimi Europian ka probleme, sepse ka edhe vende brenda Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën. Kështu që, në qoftë se Kosova dëshiron të arrijë të fitojë një status të plotë njohjeje, kjo gjë kalon nëpërmjet dialogut me Serbinë, është e pashmangshme, domethënë nuk është një gjë që mund të shmanget. Kështu pra, nevojitet një klasë drejtuese që të jetë në gjendje ta kërkojë këtë dialog. Është e kotë të ushqehen elementet e kundërvënies. Edhe Serbia, është e sëmurë nga nacionalizmi, le të themi, por ne e dimë që nacionalizmat në Europë, dhe në mënyrë të veçantë në vendet e Ballkanit, kanë sjellë gjithmonë tragjedi. Kështu që, nëse unë kam një mesazh, është që Kosova duhet të punojë më shumë për dialogun. Nganjëherë unë shikoj shumë më tepër guxim në dialog në udhëheqjen shqiptare, se Shqipëria në këto vite ka luajtur një rol shumë pozitiv në vendet e Ballkanit, ka qenë një vend që ka punuar për stabilitetin, ka punuar për bashkëpunimin. Ja pra, do të doja që mbase ky shembulli shqiptar të ndiqej edhe nga Kosova”, tha D’Alema.
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve