​Kosovë: Mungon dëshmitarja, dështon seanca për “Banjskën”

21 Tetor 2025 | 12:48

Në mungesë së dëshmitares Dragana Antonijeviq ka dështuar të mbahet sot seanca e radhës për sulmin terrorist “Banjska”.

Në këtë rast janë të akuzuar Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq të cilët edhe sot me pranga në duar e me siguri të lartë u sollën në gjykatore.

Në nisje të seancës, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti tha se dëshmitari nuk e ka pranuar ftesën për të dëshmuar para gjykatës, por këtë ftesë e ka pranuar babai i saj.

Sipas Hotit babai i dëshmitares, Dragana Antonijeviq ka njoftuar se kjo e fundit ndodhet në Serbi.

Arben Hoti, babai i Dragana Antonijeviq pranoi ftesën e gjykatës.

“Në bazë të provave që deri tani ka pranuar gjykata, e njëjta nuk e ka pranuar në mënyrë të rregullt, konkretisht për dëshmitaren ftesën e ka pranuar Dragolup Antonijeviq i cili në njëfar forme e ka lënë të hapur se do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore, por me rastin e pranimit të ftesës ka deklaruar se e njëjta gjendet në Serbi. Po ashtu, ka cekur një datë kur do të mund të kthehet. Për këtë dëshmitare gjykata konstaton se dëshmitarja nuk ka arritur që ta arsyetoj mungesën, gjykata ndërkohë do të pret nëse këtë do ta arsyetoj këtë mungesë në bazë të dokumentacionit apo thënieve të besueshme, dhe pas kësaj do të marr vendim nëse e njëjta do të shoqërohet përmes organeve të policisë apo do t’i dërgohet ftesa përsëri. Në këto kushte nuk do të mund të vazhdojmë seancën e sotme”, tha ai.

Gjatë kësaj seanca kryetari i trupit gjykues njoftoi se dëshmitari i radhës që do të dëgjohet për këtë rast gjyqësor më 27 tetor është një dëshmitarë nga Maqedonia e Veriut.

Ai tha se dëshmitari do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

“Në seancën e radhës do të dëgjohet dëshmitari nga Republika e Maqedonisë, gjykata me kohë përmes bashkëpunimi juridik ndërkombëtar ka vu kontakte me autoritetit e Maqedonisë së Veriut dhe para datës kur do të lidhemi me gjykatën atje do të bëjmë një chek do të bëjmë një provë dhe të jemi të gatshëm për datën 27”, theksoi Hoti.

Gjatë seancës së djeshme u dëgjua dëshmitari A2 i cili është dëshmitar anonim. Dëshmia e tij u dëgjua pa praninë e publikut dhe medieve dhe kjo ishte kërkesë e Prokurorisë. Sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi mbyllja e seancës së djeshme është kërkuar me qëllim të mos rrezikohet dëshmitari, por edhe procesi gjyqësor.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska” Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq u mbajt më 17 prill 2025. Po në këtë seancë të tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Ndaj këtyre tre të akuzuarve Gjykata mori vendim ta veçoj procedurën penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026