Kosovën e mbron KFOR-i, siguron qytetarët ambasadori gjerman

8 Mars 2022 | 16:59

Populli i Kosovës vazhdon të përkrahë Ukrainën dhe qytetarët e saj, duke u rreshtuar në anën e vendeve demokratike.

Kjo u tregua edhe të hënën përmes një proteste në të cilën nuk munguan as ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të Evropës.

“Ne e vlerësojmë shumë që edhe qeveria edhe kuvendi unanimisht mbështetën sanksionet, treguan shenja të qarta të solidaritetit. Pastaj ishin qytetarët këtu, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe pastaj na u bashkua edhe presidentja. Mendoj se shoqëria kosovare është e bashkuar me pjesën tjetër të botës për ta dënuar këtë agresion. Kjo po bëhet në gjithë Evropën, dhe çka është më e rëndësishmja ka protesta kundër luftës edhe ne Rusi, por fatkeqësisht atje njerëzit po arrestohen për këtë gjë”, thotë ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

Sipas ambasadorit, rajoni dhe Kosova nuk kanë pse të kenë frikë, ndonëse e pranon se situata është shqetësuese.

“Unë jam i shqetësuar. Jam i shqetësuar me atë se çfarë do të ndodh. Kur dikush e nis një luftë pa ndonjë arsye normalisht që shqetësohem. Por, rajoni e sidomos Kosova e ka KFOR-in këtu dhe nuk shoh arsye për t’u shqetësuar. Sigurisht që ndjenja se një luftë po ndodh në Evropë është shqetësim, por nuk shoh ndonjë kërcënim direkt për Kosovën dhe rajonin”, shprehet ambasadori.

Ambasadori Rohde siguroi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë as nga ndonjë veprim i mundshëm i Serbisë, e cila njihet si mbështetëse e Rusisë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Foto: Twitter

“E keni pa votimin javën e kaluar në OKB, Serbia votoi pro rezolutës. Sigurisht që më kanë pyetur njerëzit se në Serbi janë pro rus, por një mijë veta që demonstrojnë nuk është populli serb. Ka shume desinformim nga Rusia çdo kund e sidomos në Serbi dhe ky është problemi aty”, thotë ambasadori.

Një protestë në përkrahje të agresionit rus në Ukrainë u mbajt të dielën në veri të Kosovës nga një grup i serbëve që jetojnë në atë pjesë të vendit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026