Kovaçevski: Nxitësit e dhunës të mos manipulojnë njerëzit për synime politike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme në Shkup, që kundërshtonte propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kovaçevski u shpreh se ajo çka ndodhi mbrëmjen e së martës, duke iu referuar dhunës së protestuesve ndaj policisë, nuk është fytyra e vërtetë europiane e Maqedonisë së Veriut.
Ai dënoi ashpër sulmet ndaj policisë teksa u bëri thirrje protestuesve të dhunshëm, që të mos manipulojnë dhe keqpërdorin njerëzit për synimet e tyre politike.
Sipas Kovaçevskit, protestat janë një e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë.
Reagim ka ardhur edhe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili dënoi dhunën dhe huliganizmin në protestë.
“Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja”, shkruan Xhaferi në Facebook.
47 policë janë lënduar nga sulmet e protestuesve mbrëmjen e djeshme në Shkup. Lëndimet kanë ndodhur kur protestuesit hodhën fishekzjarre, bomba tymuese, sende të ndryshme të forta, gurë drejt policisë dhe Kuvendit ku u shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.
Edhe në mesin e protestuesve ka të lënduar, ndërsa rreth dhjetë prej tyre janë arrestuar tashmë. Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane