KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11 Maj 2025 | 11:21

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi mbajti një deklaratë ku ka treguar se si ka shkuar procesi i votimit deri më tani. Pasi bëri një përmbledhje të incidenteve dhe raportimeve të marra nga terreni Celibashi tha se deri më tani situata duket normale.

“Janë rreth 21% e rasteve të personave me aftësi të kufizuara të cilët nuk janë asistuar sipas protokollit.

Pasi ka filluar procesi kemi pasur në 6% të qendrave të votimit ndërprerje, por situata më pas është stabilizuar me ndërhyrjen e KQZ. Kemi një raportim që në 5% të qendrave të votimit nuk ka pasur respektim të distancës, ky është informacion i para 40  minutash. Janë katër qendra votimi ku identifikimi i zgjedhësve po bëhet manualisht.

Në përgjithësi përtej debateve të orës së parë, procesi ka filluar dhe po vijon normalisht. Ka një raportim ku pretendohet për presion ndaj zgjedhësve, kemi pasur raportime si nga stafi jonë edhe nga përfaqësues politik mbi prezencë të kandidatëve për deputet në qendrat e votimit”,-tha Celibashi.

Pjesëmarrja deri më tani është 13: 54%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026